top of page
TGLS_Logos_Limited Space1-color copy.png
GLS21_ Zoom background (Layered) [English] - PSD copy.jpg

SAMITI BOTËROR I UDHËHEQËSISË MAQEDONI 2021/2022

5 Shkurt 2022

09:00 – 16:00

Hotel Marriott, Shkup

UDHËHEQËSIA JOTE VLEN

...edhe vlen tani më shumë se kurrë. Si po e përdor?

Samiti Boteror i Udhëheqësise është një mundësi për të marrë një pasuri të madhe njohurish nga një fakultet i klasit-botëror te gatshëm për të të pajisur edhe frymëzuar ty pavarësisht se ku ke influencë.


Kur rritesh në lidershipin tënd edhe e përdor influencën tënde për mirë, ti mund të forcosh marrëdhëniet e tua, maksimizosh impaktin e biznesit tënd, organizatës ose vëndit tënd të punës, ose të nisësh një shkëndijë tranformimi në komunitetin tënd!

Çmimi i rregullt 1400 denare

Studente 700 denare

ARSYE PËR TË MARRË PJESË

PUNË SKUADRE

Pjesëmarrësit përmisojnë punën e tyre në skuadër, rrisin kënaqësinë e punës dhe produktivitetin – 83%

DOMETHËNIE

Pjesëmarrësit kanë një ndjenjë domethënieje dhe

Kënaqësie – 87%

EFEKTIVITET

Pjesëmarrësit tregojnë organizata e tyre është më shumë efektive për shkak se ka një vizion më të qartë – 61%

UDHËHEQËS MË TË MIRË

Mënyra specifike të menjëhershme sesi shefi i tyre
u bë një udhëheqës më i mirë – 81%

FOLËSIT

Luljeta Ademi foto.jpg

Luljeta Ademi (Folëse Live)

Folëse motivuese, përkthyese, alpiniste.

Aktiviste e të drejtave të njeriut dhe gjithpërfshirjes. Nga Delegacioni Evropian e përzgjedhur Ambasadore Kundër Gjuhës së Urrejtjes, Block the hatred. Share the love. Përkthyese profesioniste,  kryetare e Shoqatës për Zhvillim dhe Gjithpërfshirje “ABILITY”. Gruaja e parë me aftësi të kufizuar fizike që ka ngjitur 3 majat më të larta të Ballkanit  #SeeAbilityNotDisability #ShikoAftësiJoPaaftësi #гледајспособностнепопреченост. Ëndrra e saj është që të ngjisi majën e Everestit. Me kembenguljen dhe iniciativat e saja të guximshme ajo ka qenë frymëzim për njerëz të sferave të ndyshme të shoqërisë.

GLS21-Malcolm-Gladwell.png

Malcolm Gladwell (videocast)

Prezantues i Podkastit “Revisionist History”; Shkrimtar në stafin e “The New Yorker”; ka qenë Reporter për “Shkencën dhe Mjekësinë” në “The Washington Post”; Autor librash shumë të shitur.

Duke qenë i njohur si një nga 100 njerëzit me më tepër ndikim nga revizta “Time” dhe si një nga mendim- tarët kryesorë botërorë për Politikën e Jashtme, Malcolm Gladwell është autor i njohur në mbarë botë dhe që është shpallur pesë herë si autor librash shumë të shitur nga “New York Times”. Ai është një udhëheqës shumë i kërkuar për të përcjellë ekspertizë në menaxhim, inovacion, histori dhe udhëheqje. Ai është prezantuesi i podkastit shumë popullor “Revisionist History” dhe ka qenë pjesë e stafit të shkrimtarëve në “The New Yorker” që nga viti 1996. Libri më i fundit i Gladwell është: “Bomber Mafia: A Dream, a Temptation”, and the Longest Night of the Second World War”.

Rita Behadini foto SBu.JPG

Rita Behadini (Performon/Interpreton)

E njohur si moderatore, gazetare dhe aktiviste e të drejtave të grave.

Ajo ka kryer studimet për “Biznes dhe Ekonomi”, dhe ka pasur gjithmonë pasion për gazetarinë. Gjatë studimeve ajo ka punuar në çështje të diskriminimit gjinor, gjë që e lejoi atë të zgjeronte më tej njohuritë e saj në fushën e gazetarisë. Ky mjedis paraqiti sfida, gjë që ajo e pranon se ka pasur efekte pozitive në zhvillimin e mëtejshëm për raportimin objektiv dhe të paanshëm, që kërkohet nga një gazetar. Gjatë kohës së studimeve, ajo u punësua si gazetare në Portalb. Pas një viti, Rita vendosi të pranojë një mundësi pune për të qenë prezantuese në Televizionin Alsat-M, ku edhe aktualisht punon. Një pjesë e punës së saj më të rëndësishme si gazetare ka qenë e fokusuar në barazinë gjinore, prandaj ajo vendosi të themelojë Qendrën për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”, ku punon për çështjet e diskriminit gjinor.

GLS21-Shola-Richards.png

Shola Richards (videocast)

Shola Richards është autor librash shumë të shitur dhe ekspert i mirësjelljes në vendin e punës i cili është shfaqur në media të ndryshme, mes të cilave mund të përmendim “Today Show”, “CBS”,

Shola Richards është autor librash shumë të shitur dhe ekspert i mirësjelljes në vendin e punës i cili është shfaqur në media të ndryshme, mes të cilave mund të përmendim “Today Show”, “CBS”, “Forbes” dhe “Black Enterprise”. Ai njihet në rang global si autoritet mbi lumturinë dhe përfshirjen në vendin e punës. Richard e ka ndarë këtë mesazh transformues me organizatat e shquara të kujdesit shëndetësor, me universitete të njohura, me industrinë e filmave, në skenën e “TEDx” dhe me “Departamentin e Sigurisë së Atdheut”. Richard është autor librash shumë të shitur hulumtimet e të cilit janë paraqitur në librat e tij: “Making Work Work” dhe “Go Together”.

Adelina Marku.jpeg

Adelina Marku (Folëse Live)

Adelina Marku është diplomate ,ndersa  e mirënjohur në opinion si kolumniste e  aktiviste e zjarrtë për të drejtat e njeriut.

Është fituese e çmimit kombëtar për gazetari e publicistikë për vitin 2021, Mito Haxhi Vasilev Jasmin. Ajo ka ndërtuar stilin e saj autorial mbi një themel me spikamë të qëndrueshme i cili  përmban  postulate të rëndësishme dhe të forta shoqërore, ndërsa shkrimet e saja gërshetojnë një diskursë të dallueshëm femëror e që ndërton një stil luksoz, jo karakteristik për nënqiellin tonë kulturor. Projekti i saj i fundit gazetaresk në TV ALSAT u vlerësua shumë nga publiku për stilin e saj mjaft specifik dhe unik të drejtimit të emisioneve debatike në Shqip, Maqedonisht dhe Anglisht. Si udhëheqëse e Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të R.Maqedonisë së Veriut, ajo ka mëkëmbur konceptin e trajnimit të diplomatëve të rinj e sidomos në fushën e komunikimit dhe lidershipit. Adelina spikati në skenën politiko-mediale dhe njihet për bashkëpunimin me politikanin dhe intelektualin e njohur Arben Xhaferi dhe me krenari thotë se është pjesë e shkollës së tij politike të mendimit.

GLS21-General-Stanley-McChrystal.png

General Stanley McChrystal (videocast)

Gjeneral Ushtrie me katër yje i dalë në pension; Kryetari i “Service Year Alliance”; Themelues i “McChrystal Group”; Profesor Kryesor në “Yale University”; Autor librash shumë të shitur.

Udhëheqja e McChrystal, Gjeneral me katër yje në Ushtrinë Amerikane lavdërohet për faktin që e ka revolu- cionarizuar mënyrën se si ushtria dhe agjensitë qeveritare ndërveprojnë në përpjekjet kundër terrorizmit. Që nga koha që doli në pension ai ka themeluar Grupin McChrystal për t'i ndihmuar bizneset përreth botës të kenë sukses në mjedise sfiduese. Si avokat i shërbimit kombëtar ai shërben si Kryetar i “Service Year Alliance”. Duke qenë profesor kryesor në “Yale University”, McChrystal jep mësim një kurs mbi udhëheqjen. Ai është autor librash shumë të shitur nga “New York Times”, ku përfshihet edhe libri i tij: “Team of Teams”.

Besa Arifi Foto_edited.jpg

Prof. Dr. Besa Arifi (Folëse Live)

Profesoresh, keshilltare juridike, kolumniste.

Profesore e rregullt e të drejtës penale dhe prorektore për hulumtim dhe bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin e Evropës Jug-Lindore në Tetovë ku punon nga viti 2004. Poashtu punon si këshilltare e jashtme për çështje juridike për Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është pjesë e grupeve punuese të Ministrisë së Drejtësisë për përgatitjen e ligjeve të sferës penale si dhe anëtare e Këshillit Nacional për Ndjekjen e Reformave në Gjyqësi. Ështe anëtare e bordit ekzekutiv të OJQ Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut si dhe anëtare e bordit drejtues të OJQ Transparency International në RMV. Është kolumniste e rregullt në portalin në gjuhën shqipe "Portalb". Ka marë pjesë në shumë trajnime dhe programe studimore ndër të cilat edhe në programin Study of the United States Summer Institute (SUSI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

GLS21-Michelle-Poler.png

Michelle Poler (videocast)

Kur Michelle Poler nisi një projekt për të mposhtur frikërat e saj personale, nuk priste që ky projekt të shpëthente në internet

Kur Michelle Poler nisi një projekt për të mposhtur frikërat e saj personale, nuk priste që ky projekt të shpëthente në internet—100 Ditë pa frikë mes shumë mediave të ndryshme kapi vëmendjen e “Today Show”, “Forbes”, “CBS” dhe “Huffington Post”. Duke fituar një audiencë përmes guximit, kreativitetit, humorit dhe këshillës së saj jetëndryshuese, Poler themeloi “Hello Fears”, një lëvizje sociale që arrin më shumë shumë se 70 milionë njerëz në mbarë botën. Poler është autore e librit “Hello, Fears: Crush Your Comfort Zone and Become Who You’re Meant to Be”.

GLS21-Craig-Groeschel.png

CRAIG GROESCHEL (videocast)

Themelues & Pastor Kryesor, “Life.Church”; Autor librash shumë të shitur; Kampion i “SBU”.

I dalluar si udhëheqës i udhëheqësve, Groeschel është themeluesi dhe pastori kryesor i “Life. Church”, e cila u shpall #1 si vendi më i mirë për të punuar në kompanitë e vogla dhe mesatare sipas “Glass- door”, dhe si krijuesi novator i “Aplikacionit të Biblës YouVersion”. Si kampion i Samitit Botëror të Udhëheqjes ai përpiqet të rritë udhëheqës në çdo sektor të shoqërisë. Ai është autor i librave shumë të shitur sipas “New York Times” si dhe prezantues i Podkastin shumë të vlerësuar të Udhëheqjes.

MERR BILETËN TËNDE SOT
KARRIKJA JOTE TË PRET PËR SAMITIN BOTËROR TË UDHËHEQËSISË 2021/2022

ALB 700.jpg
ALB 1400.jpg

Nga ana e protokollit të pandemisë pjesëmarrësit që mund të marrin pjesë duhet të kenë:


- Çertifikate vaksinimi me dy doza, ose
- Vërtetim që kanë kaluar Kovidin në 45 ditët e fundit

Formular Anëtarësimi në SBU

Anëtarësimi në SBU jo vetëm që na bashkon me familjen më të madhe të udhëheqësve në bote me plot 1 milion + , por dhe bashkon në menyrë kombëtare udhëheqës të profesioneve të ndyshme me një mëndje, frymë, motivim dhe forcë për të sjell një ndryshim real ne komunitetet tona nëpërmjet kontributin tonë individual dhe kolektiv. Kur këto mendje mblidhen së bashku çdo gjë është e mundur. Bashkohu dhe ti. Të gjithë përfitojnë kur udhëheqësit përmisohen, rriten dhe punojnë së bashku.

GLS21_Generic-background.png

Faleminderit që na kontaktuat!

Copyright 2022 Global Leadership Summit.

All Rights Reserved.

bottom of page